Pavarësisht numrit të punëtorëve që posedojnë, çdo organizatë ka nevojë për një sistem të burimeve njerëzore për menaxhimin sa më efikas të tyre.
Organizata juaj që po zhvillohet dita – ditës duhet t’i menaxhojë me sukses të dhënat që lidhen me punëtorët tuaj. E për menaxhimin sa më të mirë është e domosdoshme përdorimi i një softueri profesional. Një softuer i tillë është HR System, i krijuar nga PBC.
Por, çka përfitojnë bizneset me përdorimin e këtij softueri? Finances Online ka radhitur benefitet kryesore:
- Monitorimi efektiv i punonjësve
Ndër sfidat më kryesore të organizatave është mbajtja e punonjësve aktual si dhe rekrutimi i atyre të rinj.
Një sistem për menaxhimin e burimeve njerëzore do tu ndihmonte në hartimin e planit të zhvillimit të karrierës së punonjësve tuaj. Përmes këtij sistemi ju mund të: krijoni bazën e të dhënave të punonjësve, menaxhimin e vlerësimit të performancës së tyre, si dhe përzgjedhjen e kandidatëve më të mirë. Këto mundësohen përmes HR System.
- Monitorimi i pushimeve vjetore dhe atyre mjekësore
Kur punonjësit tuaj papritmas kërkojnë pushime mjekësore apo edhe pushim vjetor, ju sigurisht që nuk do të dëshironit që shkëmbenit email-e që do t’ju konsumonin kohën tuaj.
Një zgjidhje ideale për menaxhimin e këtyre pushimeve do të ishte përdorimi i HR System. Kjo platformë mundëson: krijimin e kalendarit për pushime dhe trajnime të punëtorëve; menaxhimin e pagave si dhe një kalendar tjetër i cili mund të përmbledhë pushimet e ardhshme të stafit.
- Menaxhimi i sigurt i të dhënave
Zakonisht të dhënat e stafit ruhen në dollapët e zyrës tuaj. Por, sa e sigurt është që këto të dhëna të lihen aty? Kjo është shumë pak e sigurt.
Megjithatë, ekziston një mënyrë ideale për ruajtjen e këtyre të dhënave dhe mbrojtjen nga personat e paautorizuar. Kjo mënyrë është përdorimi i HR System. Përmes këtij sistemi, ju informoheni se kush dhe çfarë informacione ka parë nga këto të dhëna.
- Kursimi i kohës dhe rritja e produktivitetit
Një nga obligimet që i marrin më shumë kohë menaxherëve të burimeve njerëzore është ajo e administratorit. Disa nga këto detyra janë: njoftimi për festat zyrtare, llogaritja e shtesave të pushimeve, regjistrimi i pushimeve, mbledhja e të dhënave të stafit, monitorimi i trajnimit të tyre e shumë detyra të ngjashme që marrin kohë dhe shpenzojnë energji.
Me përdorimin e HR System ju mund të: njoftoni punonjësit tuaj me email, t’ua rikujtoni atyre eventet përmes njoftimeve të automatizuara, si dhe krijimi i listës përmes së cilës monitorohet përmbushja e detyrave.
Njëri ndër sistemet më funksionale të menaxhimit të burimeve njerëzore është HR System, i krijuar nga PBC, i cili mundëson mbledhjen, përpunimin, raportimin e të dhënave dhe përdorimin e këtyre të dhënave për të rritur efikasitetin e burimeve njerëzore në organizatë.
Përparësi e këtij sistemi është se ai lidhet direkt me pajisjet e vijueshmërisë, që mundëson largimin e të gjitha barrierave të cilat fatkeqësisht ndikojnë në rritjen e ngecjeve të përpunimit të të dhënave të punonjësve. Duke ditur që vizion i kompanisë tuaj është rritja e produktivitetit, HR System është sinonimi i kësaj zgjidhje. Prandaj, për më shumë informata rreth këtij produkti, kontaktoni PBC përmes adresës elektronike: [email protected].