6 arsye pse institucionet shëndetësore janë cak i sulmuesve kibernetik

Ndonëse ende mund të mos jenë rimëkëmbur totalisht nga pandemia, institucionet shëndetësore rrezikohen nga një krizë tjetër, nga sulmet kibernetike. Sipas “The Cyber Research DataBank”, industria e tretë më e ekspozuar ndaj sulmeve kibernetike është ajo shëndetësore. Në këtë artikull po i përmendim 6 arsyet kryesore se pse kjo industri rrezikohet nga sulmet kibernetike.

1. Informacionet private të pacientëve u sjellin shumë përfitime sulmuesve

Institucionet shëndetësore nuk e kanë për obligim vetëm shëndetin e pacientit, por edhe mbrojtjen e të dhënave private të pacientëve. Privatësia e pacientëve është e garantuar me udhëzimet federale të Aktit të Bartjes dhe Informimit të Informacionit mbi Shëndetin (HIPPA).

Meqë këto institucione kanë numër të madh të të dhënave të cilat janë tërheqëse për sulmuesit kibernetik, ato e kanë patjetër të kujdesen për këto të dhëna, në të kundërtën mund të pësojnë dëme të mëdha përfshirë edhe ato financiare.


2. Pajisjet mjekësore shërbejnë si pikë hyrëse për sulmuesit

Pajisjet inovative mjekësore të krijuara për përmirësimin e shëndetit të pacientëve mund të jenë pika fillestare për sulmet. Kjo për shkak se ato nuk janë krijuar duke pasur parasysh sigurinë. Në skenarin më të keq, këto pajisje mund të sulmohen tërësisht nga sulmuesit kibernetik duke parandaluar edhe procesin e trajtimit të pacientëve.

Vetvetiu këto mjete nuk përmbajnë të dhënat e pacientëve, gjë të cilën e dijnë edhe sulmuesit, por për dallim nga kompjuterët dhe laptopët ato shihen si target i lehtë në mungesë të sigurisë. Prandaj përmes tyre sulmuesit mund të kenë qasje në pajisje të tjera të rrjetit duke ua mundësuar instalimin e viruseve të kushtueshme.

3. Qasja e stafit nga distanca në të dhënat e pacientëve

Bashkëpunimi në këtë industri shihet si faktor i rëndësishëm për shpëtimin e jetës së pacientëve. Me qëllim të diagnostikimit të sëmundjeve dhe trajtimit të pacientëve, stafi mjekësor detyrohet që nganjëherë të dhënat e pacientëve t’i hap në pajisje të ndryshme, gjë që paraqet rrezik për sigurinë.

Është jetike që pajisjet e sulmuara të mos kenë qasje në rrjet, sepse një pajisje e sulmuar mund ta rrezikojë tërë institucionin.

4. Stafi shëndetësor nuk është i edukuar për rreziqet në internet

Punonjësit shëndetësor janë të edukuar për të bërë punën e tyre, por jo edhe për rreziqet nga sulmet kibernetike. Kjo për shkak të mungesës së buxhetit, kohë së lirë e arsye të tjera. Padyshim që nga ta nuk pritet që t’i zgjidhin problemet e sigurisë kibernetike, por vetëdijesimi ndaj rreziqeve është i rëndësishëm dhe i mundshëm.

Kompanitë që ofrojnë shërbimin e sigurisë kibernetike, siç është PBC, ofrojnë edhe trajnim të stafit për rëndësinë dhe teknikat e mbrojtjes.

5. Ruan reputacionin tuaj

Bazuar në hulumtimin e Security Magazine, 80% e klientëve të anketuar kanë deklaruar se nëse rrezikohen të dhënat e tyre, nuk do të përdorin shërbimet e atij biznesi dhe se 85% prej tyre do të ndajnë me tjerët përvojën negative të tyre.

Një reputacion negativ shkakton humbje të mëdha të klientëve e që në mënyrë automatike shënon edhe humbje financiare.

6. Shpëtoni nga dënimet

Të drejtat dhe të dhënat e klientit mbrohen me rregulla ligjore. Në rast të shkeljes së tyre, bankat përballen me ndëshkime të mëdha. Rikuperimi nga ky dëm mund të jetë i vështirë dhe me pasoja për institucionin.

Çka ofron PBC për sigurinë e institucioneve shëndetësore?

Të gjitha institucionet shëndetësore apo e gjithë kjo industri është në rrezik, pavarësisht se a është institucion i madh apo i vogël. Prandaj, për mbrojtjen e të dhënave të pacientëve tuaj dhe tërë institucionit, PBC ofron shërbimin e sigurisë kibernetike. Na kontaktoni në emailin: [email protected].